Togo anulon pjesëmarrjen në Kupën e Afrikës
Dy anëtarët e delegacionit Togolez të futbollit humbën jetën të shtunën, pasi autobuzi i ekipit, i cili ishte duke udhëtuar për në Angola për Kupën e Afrikës, u sulmua me armë zjarri.
Një ministër Togolez tha se qeveria kishte vendosur të anullojë pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në turne për shkak të "kësaj situate dramatike.
Në sulmin e së premtes u vra shoferi dhe u plagosën 7 pjesëtarë të tjerë të ekipit kombëtar të Togos, ku dy prej tyre ishin lojtarë të ekipit.
Pas kësaj ngjarjeje qeveria togoleze vendosi të pezullojë tërheqjen e ekipit nga turneu i Kupës Afrikane.
"Në këtë situatë dramatike ne nuk mund të vazhdojmë turneun e Kupës Afrikane. Tërheqja nga turneu është e domosdoshme pasi lojtarët tanë janë ende në gjendje shoku pas sulmit.Gjithashtu siguria e vënë për lojtarët tanë, nuk ofron garancinë e duhur", tha në një deklaratë Ministri i Administrimit Territorial.
Një orë më vonë burime nga qeveria e Angolas tha për reuters se Togo ka pranuar të marrë pjesë në kompeticionin e Kupës së Afrikës.
Kapiteni dhe sulmuesi Togolez Emmanuel Adebayor, i cili i shpëtoi i padëmtuar sulmit, fluturoi për në Angli për tu bashkuar me klubin i tij Manchester City.
"Ekipi sapo kishte hyrë në Cabinda kur më pas u gjendem nën breshërinë e armëve", tha Adebayor.
Organizatorët e Kupës Afrikane thanë të premten se turneu do të hapet të dielën e 10 janarit ashtu siç ishte parashikuar.