E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Situata në HEC-e deri në 18:00

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës , deri në orën 18:00 Fierza është në kuotën e 291.92 metrash, nga 296 m që është kapaciteti maksimal i lejuar i basenit.
Prurjet në Fierzë llogariten 720 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë 1130 metër kub në sekondë.
Për, hidrocentralin e Komanit KESH, njofton se ndodhet në kuotën e 171.38 metrave.
Prurjet llogariten në 360 metër kub në sekondë dhe derdhjet janë 1730 metër kub në sekondë.
Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.26 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.
Prurjet në banesin e Vaut të Dejës llogariten në 390 metër kub për sekondë dhe derdhjet janë 2150 metër kub për sekondë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›