E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH anulon tenderin Jemi me syte nga qielli

TIRANE- Eshte anuluar tenderi i blerjes se energjise elektrike per muajin mars. Burime nga ministria e Energjetikes thane per Shqiptarja.com se ngritja e temperaturave drejt normales parashikohet te sjelle si rritjen e prodhimit vendas ashtu edhe uljen e cmimit te energjise ne shkalle rajonale dhe evropiane. Por problemi qe del tani eshte se edhe sikur te ndodhe nje vershim i konsiderueshem ujrash nga debora qe shkrin liqeneve do tu duhet shume kohe te mbushen ne nivele te perdorshme per prodhim nderkohe qe ujrat e vrullshme shpesh shkojne dem duke krijuar permbytje.

KESH nuk ka ende nje strategji per te siguruar energjine per muajin mars. Sipas nendrejtorit te pergjithshem Robert Niko Korporata duhet te vendose brenda dates 26 shkurt lidhur me sasine qe nevojitet te blihet nga importi dhe cmimin e blerjes.

Duke komentuar situaten hidrike Niko u shpreh sot se niveli i hidrocentralit te Fierzes eshte mjaft i ulet dhe nese situata e motit vazhdon te mbetet e ftohte edhe per muajin mars atehere prodhimi i metejshem i energjise do te vijoje te veshtiresohet.

Muajt e fundit KESH se bashku me CEZ-in kane importuar sasi te shumta energjie cka ka bere qe qeveria shqiptare te marre ne konsiderate edhe rishikimin e buxhetit nderkohe qe gjate dimrit konsumi i energjise ka qene ne nivelet maksimale rreth 25 milione kilovatore ne dite. Nderkohe pritet qe edhe per marsin konsumi te mbetet jo me pak se 22 milione kilovatore.

Situata
Niveli ne liqenin e Fierzes vijon te mbetet i njejte qe prej disa ditesh. Burime nga Korporata Elektroenergjetike konfirmojne se nuk ka asnje ndryshim ne nivelin e ujit te ketij hidrocentrali. Qe prej disa ditesh niveli mestar i Fierzes ka mbetur ne kuoten 256-257 metra. Edhe prurjet e ujit jane te uleta ne rreth 50-60 meter kub per sekonde. Megjithese temperaturat jane rritur dhe ka filluar te shkrije debora e pare deri tani nuk regjistrohen prurje te shumta ne hidrocentrale.

Qeveria
Vete kryeministri Berisha nuk ka perdorur dje terma evazive lidhur me situaten energjetike duke thene se liqenet qe furnizojne hidrocentralet po arrijne prane pikes se vdekjes. Lidhur me nevojen e financimit per blerjen e energjise ai tha se qeveria shqiptare po pergatit nje draft me rishikime per buxhetin e vitit 2012 edhe pse nuk jane mbushur ende dy muaj nga hyrja e tij ne fuqi. Berisha pranoi se kete vit tradita e rishikimit ne mesin e vitit mund te ndryshohet. Sipas tij per shkak se fondet e kontingjences nuk mjaftojne per te mbeshtetur blerjen ne sasi te medha te energjise po shqyrtohet mundesia qe ne ditet ne vijim qeveria ti drejtohet Kuvendit per votimin e ndryshimeve.

Cmimi
Arsya kryesore qe po hezitohet ne blerjen e rradhes eshte edhe mungesa e fondeve. Parate qe dha qeveria KESH-it i duheshin per te mbuluar pagesa te vjetra nderkohe qe ndryshimi i buxhetit do te behej per te gjetur para te tjera duke nderprere punimet ne ndonje investim apo duke i shtyre ato per vitin e ardhshem.Nderkohe ne bursen energjetike te Evropes situata ka shkuar gradualisht drejt normalizimit. Kulmi i kostos se energjise eshte shenuar per blerjet e realizuara ne datat 9-10 shkurt kur nje megavatore eshte blere nga 125 deri ne 160 euro. Por aktualisht cmimi ndodhet ne kufijte e 60 dhe 70 eurove. Megjithate buxhetin shqiptar dhe ate te kompanise energjetike situata i gjen me mundesi shume te kufizuara financiare nderkohe qe priten zhvillime ne rast shkrirjeje te shpejte te debores ne pjesen veriore te vendit.
Shkrimi eshte botuar sot ne shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›