E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH ckyc biznesin e madh


Qeveria ka përgatitur një ligj që i heq Korporatës Elektro-energjetike detyrimin për të furnizuar me energji një kategori të caktuar konsumatorësh, kryesisht biznese të mëdha.

Sipas draftit, bizneset e lidhura në linjën 110 kilovolt dhe që kanë konsum mbi 50 milionë kilovat orë në vit do duhet ta sigurojnë energjinë vetë.

"Kjo energji është mesatarisht 750-800 milionë kilovat orë në vit, e cila nëse do t'i referohemi cmimi të importit kap një vlerë rreth 40 milionë euro në vit", thotë Engjell Zeqo, drejtor i KESH-it.

Konsumi i energjisë në vend rritet mesatarisht me 6-7 për qind në vit. Sipas Zeqos, Korporata prej vitesh nuk ka ndërtuar burime të reja, ndaj plotësimi i nevojave të vendit po bëhet gjithmonë e më i vështirë.

"Në momentet kur kërkesa për energji vjen duke u rritur, e bën të vështirë që KESH-i të sigurojë këtë energji nga burimet e veta.Duhet të importojë për të siguruar energjinë elektrike", shton Zeqon.

Këtë vit Korporata pret të prodhojë 4.2 miliardë kilovat orë energji nga hidrocentralet. Por të gjitha paratë e arkëtuara do i shpenzojë për blerjen e 700-800 milionë kilovat orëve të tjera nga importi që duhen për të plotësuar konsumin në vend. Kjo pasi cmimi që KESH blen në import është rreth 7 lekë, ndërsa ai që ja shet CEZ është vetëm 1.5 lekë.

"Përvec faktit që ul detyrimin, ruan edhe një cmim më të ulët të KESH-it ndaj CEZ-it që ne të ruajmëkonsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla dhe të mesme nga rritja e cmimit të energjisë ", tha Zeqo.

Disa nga këto kompani që pritet të dalin nga sistemi shtetëror, kanë importuar dikur për llogari të tyre, kur vendi përballej me krizën energjetike. Por pasi situata u stabilizua ato i rikthyen sërish në sistem pasi cmimi i subvencionuar i KESH ishte më i ulët se ai që blihej nga kompanitë alternative.  

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Hije skandali për makinat e vjetra
Ligji u miratua pasi u ngritën fabrikat e çmontimit
Financimi i universiteteve private
Heqja e TVSH-së për ushqimet
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›