E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shtrigat e Salemit” sërish në TK

Vepra e Artur Millerit, me protagonistë Timo Fllokon dhe Eva Alikajn, do të çelë sezonin artistik të TK-së në një shfaqje, në qendër të së cilës është fati tragjik i individit në kushtet e mungesës së lirisë.

Vepra klasike, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Amerikën e viteve ’50, paraqet fenomenin e makartizmit, shtypjes së mendimeve të lira të individit. Personazhi kryesor, Xhon Proktori, gjendet mes tundimit për Abigelën dhe ruajtjes së emrit të tij.

E ndërsa gruaja e tij, Elisabet, rrezikon dënimin, Proktor i del në mbrojtje, duke dëshmuar për lidhjen me Abigelën dhe për të ruajtur dinjitetitn e personalitetin shkon në litar.

Në role të tjera do të interpretojnë aktorët Drita Pelingu, Vasjan Lami, Fatos Sela, Neritan Liçaj, Eni Jani, Naum Shundi, Elia Zaharia etj.

Pas “Shtrigat e Salemit” pritet premiera “Amadeus”, me protagonist Ndriçim Xhepën. Nga fundi i muajit dhjetor për publikun pritet të vijë një tjetër premierë teatrore, “Mallkimi i të uriturve”, nga regjisori Kastriot Çipi.

“Shtrigat e Salemit” do të shfaqet në datat 7, 8 dhe 9 tetor, në orën 19:00.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-04 15:19
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›