E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu tha se projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i hap rrugë financimit të një prej projekteve të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë.

I pranishëm sot në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Kadiu tha se, sipas bëhet fjalë për ndërtimin e centralit diellor 50 MWp në zonën e Belshit, për të cilin BERZH do të japë kredinë, ndërsa shteti shqiptar angazhohet si garantues.

Sipas tij, projekti është pjesë e strategjisë kombëtare për rritjen e burimeve të rinovueshme dhe diversifikimin e miksit energjetik të vendit.

Ai bëri të ditur se, impianti i ri diellor pritet të prodhojë rreth 1% të energjisë vjetore kombëtare, duke kontribuuar në reduktimin e varësisë nga burimet ujore, sot burimi dominues i prodhimit të energjisë në Shqipëri.

Ndërkohë, projekti do të sjellë rritje të sigurisë së furnizimit me energji, prodhim të qëndrueshëm nga burime të pastra, diversifikim të portofolit të KESH-it, ulje të ndikimit mjedisor, nxitje të zhvillimit ekonomik dhe tërheqje të investimeve në sektorin energjetik.

Sipas tij, zona e Belshit është përzgjedhur për shkak të potencialit të lartë të rrezatimit diellor dhe kushteve të favorshme për prodhim energjie. Impianti do të lidhet me rrjetin energjetik në nënstacionin Kajan, rreth 8 km larg pikës së ndërtimit.

Sipas marrëveshjes, BERZH do të japë hua prej 30 milionë eurosh, me komision angazhimi 0,5% në vit, normë interesi e ndryshueshme dhe afati i fundit i shlyerjes më 10 prill 2040.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, foto: Andrin Hoxh... 1 nga 9

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›