E Diel, 1 Nëntor 2026

VanHorn takon Ibrahimaj: Ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Në një postim në rrjetet sociale Ambasada e SHBA-së theksoi se ky takim ka për qëllim çuarjen përpara të vizionit të presidentit Donald Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit.

Gjatë takimit VanHorn ndau planet e Ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private.

Gjithashtu VanHorn inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri.

“Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë”, theksoi Ambasada e SHBA-së.

1 nga 3

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›