E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH nis sot provat e shkarkimit ne HEC-t mbi Drin

Korporata Energjetike Shqiptare ka vendosur te beje provat ne pjesen me te madhe te portave te shkarkimit ne keto HEC-e.

Te gjitha mekanizmat pajisjet dhe portat e shkarkimit duhet te kontrollohen nje here ne vit para stines se plotave ne perjashtim te portes 3 ne Fierze per te cilen duhet marre mendimi i komisionit thuhet ne rregulloren e KESH per hidrocentralet.

Reshjet e rena disa dite me pare kane sjelle nje situate mjaft te favorshme ne hidrocentralet e lumit Drin duke prodhuar sasi te medha energjie nje pjese e se ciles eksportohet jashte vendit.

Sipas KESH dje jane prodhuar 12 milione kilovat energji. Eksporti u ndalua gjate veres per te ruajtur rezervat por tashme prurjet e shumta mbi Drin kane sjelle nje situate te favorshme per prodhimin energjise elektrike.

2010-10-11 0922

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›