Gjykatat dhe Kodi ja kompromisi qe ofron PD
Mazhoranca dhe opozita vazhdojne te kene qendrime te kunderta ne lidhje me miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative. Nga njera ane perfaqesues te mazhorances bejne thirrje per plotesimin e 84 votave per kalimin e ligjit ndersa nga ana tjeter opozita rendit nje sere arsyesh qe e kane detyruar te mos pranojne asnje konsensus ne lidhje me kalimin e ligjit per Gjykaten Administrative. Te pyetur nga gazeta Koha Jone deputeti i PD-se Aldo Bumci dhe ai socialist Besnik Bare kane shprehur qendrimet e tyre ne lidhje me debatin.
Opozita
Me Berishen kryeprokuror nuk ka vlere Gjykata Administrative ky eshte qendrimi i deputetit te PS-se Besnik Bare i cili argumenton se nen presionin e kryeministrit Sali Berisha institucionet e pavarura e kane humbur kuptimin e tyre. Ne Shqiperi institucionet e pavarura e kane humbur kuptimin e te qenit te tilla. E them kete per sa kohe qe ne krye te ketij vendi mbi Presidentin mbi prokurorin mbi Gjykaten Kushtetuese qendron Sali Berisha u shpreh Bare. Ai theksoi se deklaratat e bera nga kreu i qeverise jane demagogji qe qendron jashte menyres sesi funksionon demokracia ne vend. Ne takime me faktoret e nderkombetare Berisha shprehet per zhvillimin e demokracise qe eshte nje njeri liberal dhe nje njeri bashkepunues ne fakt realiteti eshte komplet tjeter dhe shume i ndryshem. E them kete jo vetem per Gjykaten Administrative pasi miratimi i saj nuk do te sillet asnje vlere per sa kohe qe kryetar i saj do te ishte de fakto Sali Berisha ashtu sikurse eshte kryeprokuror dhe cdo gje por ai edhe per gjera qe jane elementare ne funksionimin e demokracise ai nuk eshte bashkepunues tha dje Bare. Deputeti i PS-se ndalet jo vetem ne miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative. Si shembull te mungeses e konsensusit nga PD-ja si sjell votimin e ndryshimeve ne rregulloren e Kuvendit. Miratimi i Rregullores se Parlamentit Shqiptare eshte bere me dhune me forcen e kartoneve pa lejuar asnje pelqim apo tolerance nga ana e opozites. Imagjinoni tani kete njeri qe bene thirrje per miratimin e ligjit per Gjykaten Kushtetuese dhe shtetin e se drejtes apo funksionimin e institucionin kur ne foltoren e parlamentit qe ka te beje dy forcat kryesore ne Parlament ky njeri eshte kontrolluesi. Kjo logjike nuk funksionon as ne marredheniet njerezore dhe as ne familje tha Bare.
Mazhoranca
Nje optike krejt tjeter te te parit te gjerave ne lidhje me Gjykaten Administrative sjell deputeti i PD-se Aldo Bumci. Sipas tij qendrimi i opozites per mos votimin e ligjit eshte kunder interesit te vet qytetareve. Qendrimi i prere nga opozita per te mos dhene votat per kete ligj te le pa fjale. Si ka mundesi te mos votosh per interesin e vendit qe ne fakt per kete jane votuar dhe per kete jane forcat politike qe ti sherbejne interesit te popullit. Eshte i turpshem dhe i paimagjinueshem nje qendrim i tille nga opozita tha Bumci. Nga ana tjeter ai ka theksuar se mazhoranca do te vazhdoje te beje thirrje per votimin e nje projektligjit i cili eshte ne interes te te gjithe popullit ne interes te shqiptareve. Bumci thekson se projektligji ka mbeshtetjen e nderkombetareve dhe qendrimi i opozites eshte i papranueshem. Une ju kujtoj se ky eshte nje projektligj ne interes te vendit dhe bizneseve jo politikes ndaj duhet votuar. Qendrime te tilla kategorike nga e majta jane te papranueshme reagoi Bumci.