SHUHET ALBANOLOGU I MIRNJOHUR HUNGAREZ - ISTVN SCHTZ
Istvagraven Schuumltz Ishtvan Shyc nje emer i mirenjohur ne fushen e studimeve albano-ballkanologjike dhe ne fakt perfaqesuesi me i denje i albanologjise hungareze te diteve tona u nda nga jeta ne moshen 87-vjecare me 27 nentor u varros me 7 dhjetor te vitit 2010.
Studimet albanologjike ne Hungari ngushtesisht jane te lidhura me emrin e Istvagraven Schuumltz-it i cili per 62 vjet me radhe u mor me studimin e gjuhes shqipe. Ishte shume kembengules kishte durim te jashtezakonshem dhe nuk u trembej sfidave debatuese duke mos llogaritur se kush ishte emri me te cilin debaton ai dha nje kontribut te cmueshem dhe te levdueshem ne levrimin e gjuhes shqipe.
I gatshem per ndihme per te dhene konsultime i papertueshem per saktesime te hollesishme dashamires dhe shume mikprites profesori sic e therrisnim ne do te mbetet ne kujtesen tone per keto veti te mrekullueshme.
Gjate njohjes sone shumevjecare me te ne takimet e shumta ne Tirane Prishtine e Budapest asnjehere nuk bezdisej me pyetjet e diskutimet tona. Nuk ishte e huaj pos gjuhesise dhe te gjitha disiplinave te saj per te as historia etnologjia folklori letersia perkthimet etj. ku shquhej per nje njohje te thelle prej eruditi duke folur ne nje shqipe te paster toskerishte qe ishte mjaft veshtire per ata qe nuk e njihnin ta dallonin qe nuk ishte shqiptar.
Istvagraven Schuumltz lindi me 27 mars 1923 ne nje fshat rumun ne kufi me Hungarine. Duke qene ne kufi shkolla e fshatit u kushtonte shume rendesi gjuheve te huaja si klasike ashtu edhe moderne keshtu qe djaloshi Schuumltz doli nga kjo shkolle me njohuri shume te mira jo vetem ne hungarisht e rumanisht po edhe ne latinisht e frengjisht. Gjate Luftes se Dyte Boterore perfundoi nder trupat franceze duke bere punen e perkthyesit dhe pas luftes u vendos perfundimisht ne Hungari ku vazhdoi studimet universitare per gjuhe e letersi hungareze dhe latine.
Istvagraven Schuumltz ishte 25 vjec dhe sapo kishte mbaruar studimet e larta per gjuhe e letersi hungareze e latine kur ra ne kontakt me studentet e pare shqiptare qe shkuan ne Hungari ne vitin 1948 dhe qe kishin nevoje te mesonin brenda nje kohe sa me te shkurter hungarishten nje gjuhe joindoeuropiane me strukture gramatikore teper te vecante. Meqenese u duhej nje profesor me te cilin te merreshin vesh ne frengjisht ose ne italisht Schuumltzi u pranua menjehere si profesor i hungarishtes dhe ai filloi menjehere nga puna jo vetem tu mesonte atyre hungarisht por te mesonte edhe vete shqip.
E kam mesuar shqipen si jevgu muziken ndash thoshte i ndjeri prof. Schuumltz kur e pyesje se si e kishte mesuar shqipen dhe pastaj tregonte te gjitha peripecite e tij per te mesuar nje gjuhe per te cilen nuk kishte asnje fjalor apo liber gramatike per ndihme por vetem pasionin e tij te pamposhtur per te mesuar gjuhen dhe kulturen e nje populli te lashte. Fjala e pare qe mesoi prej studenteve shqiptare tregonte Schuumltzi ne nje interviste para disa muajsh ishte fjala qukapik. Ne fakt kjo ishte fjala e dyte pas fjales mbret qe e kishte mesuar gjate studimeve te tij kur kishte bere latinisht ku profesori i latinishtes u kishte thene qe emri perandor ne shqipe eshte rrudhur ne mbret. Fjalen qukapik studentet e pare te Schuumltzit nuk e kishin kuptuar ne asnje nga gjuhet e shumta qe njihte Schuumltzi e atehere ai e kishte vizatuar ate ne derrase te zeze e te gjithe kishin thirrur qukapiku. E keshtu me copa letrash me fjale shqipe neper xhepa Schuumltzi thoshte ne vend te gjuhesise fino-ugrike zura nje dashuri per jete me gjuhen shqipe me letersine e me kulturen shqiptare. Ishin pikerisht ato fleteza neper xhepa qe me kalimin e diteve dhe te muajve do te shumoheshin ne qindra e mijera baza materiale mbi te cilen Schuumltzi perpiloi fjalorin e pare shqip-hungarisht qe u botua ne vitin 1953 me kryeredaktor gjuhetarin Lajos Tamagraves si botim i Akademise se Shkencave te Hungarise. Ne ate kohe fjalori i tij ishte i vogel ne krahasim me fjalorin disa-vellimesh te hartuar prej Schuumltzit e qe pret te botohet pra fjalori eshte ne doreshkrim. Ky fjalor i ri hungarisht-shqip permban mbi 80.000 fjale dhe ka rreth 1.700 faqe. Fjalori permban edhe fjale qe shume prej brezit te ri nuk i njohin me. Eumlshte pra nje fjalor enciklopedik i gjuhes shqipe.
Krahas punes leksikografike prof. Schuumltzi ka hartuar dhe botuar edhe nje doreshkrim te vellimshem te gramatikes shqipe per hungareze doreshkrim ky qe ne fakt duhet te botohej qe ne fillim te viteve 60 por qe u botua vetem tani vone. Libri me titull Libri i gjuhes shqipe me format te madh dhe me nje kapak te kuq me shqiponjen e zeze ne mes u botua ne Budapest ne vitin 2002 nga shtepia botuese Balassi. Ne 25 mesime autori ka dhene njohurite gramatikore dhe nje fond te mjaftueshem fjalesh rreth 4 mije fjale qe i japin studentit kompetence te mjaftueshme per te kuptuar tekstet dhe per te folur shqip. Njohurite per gjuhen ketu jane nderthurur mjeshterisht me njohuri per kulturen dhe qyteterimin shqiptar.
Prof. Schuumltzi nuk i eshte ndare kurre mesimit te gjuhes shqipe per hungareze madje dhe per te huaj te tjere te interesuar. Per shkak te rrethanave politike mesimi i rregullt institucional i shqipes filloi ne fakt vetem ne vitin 1983. Ne Fakultetin e Letersise te Universitetit Loacuteraacutent Eoumltvoumls ELTE ne Budapest u hap nje dege e mesimit te gjuhes shqipe qe mblidhte te interesuarit per kete gjuhe njerez me motive nga me te ndryshmet qe perfshinin jo vetem ato thjesht intelektuale per te njohur nje kulture ekzotike por edhe emocionale te te rinjve e te rejave hungareze te dashuruar me shqiptare apo shqiptare. Edhe pse motive te tilla mund te mos zgjasin shume prof. Schuumltzi arrinte ti shnderronte ato ne afatgjata madje edhe ne jetegjata per disa prej tyre sic tregonte edhe vete. Veprimtarine dhe pervojen e tij per mesimdhenien e gjuhes shqipe ne Hungari prof. I. Schuumltzi e ka permbledhur ne artikullin Mesimi i shqipes ne Hungari botuar ne revisten Gjuha jone e Akademise se Shkencave te Shqiperise Tirane 2000 f.106-114.
Deri ne moshen 67 vjec kur doli ne pension ai e ka zhvilluar mesimdhenien e gjuhes shqipe vetem ne kohen e lire si nje defrim e si nje pasion te vertete. Per te fituar jetesen dhe per te ushqyer gjashte femijet e tij ai ka punuar vazhdimisht ne fushen e shtypit.
Krahas mesimdhenies se shqipes prof. Schuumltzi u lidh shume edhe me folklorin e me letersine shqiptare dhe jo vetem me fjalet e urta te shqipes qe i mbante gjithmone ne goje por edhe nepermjet perkthimeve ne hungarisht. Qe ne vitet lsquo50 studioi ne radhe te pare folklorin shqiptar duke lexuar te gjitha vellimet e serise Visaret e kombit qe gjendeshin ne bibliotekat hungareze. Nderkohe filloi te botonte perkthimet e para te letersise shqipe ne hungarisht me 1952 botoi Antologjia e poeteve shqiptare me 1957 nje vellim me perralla popullore E bukura e dheut me 1960 novela Tana e Fatmir Gjates dhe me 1968 arriti te botoje nje vellim nga poezia popullore shqiptare me titullin Po lulezon shega te pergatitur qe para ngrirjes se marredhenieve ndershteterore. Gjenerali i ushtrise se vdekur u be i njohur per lexuesin hungarez me 1972 nga perkthimi i tij dhe kjo veper u ribotua edhe me 1975. Me 1978 ai perktheu edhe nje veper nga gjinia e humorit Karriera e zotit Maksut e Qamil Buxhelit per te cilin pati edhe shume probleme politike. Me 1994 ne vellimin Oumlskoumlnyv u botuan edhe gjashte tregime te shkrimtareve te rinj shqiptare perkthyer prej tij dhe me 1998 ne nje numer te posacem te revistes se permuajshme Magyar Naplo te Lidhjes se Shkrimtareve Hungareze ai botoi nje veshtrim mbi lindjen dhe zhvillimin e letersise shqipe mbi rrugen e saj te mundimeve gjate diktatures dhe mbi rimekembjen e saj pas nderrimit te regjimit ne kete numer ai ka perkthyer edhe disa tregime e poezi te shkurtra si edhe nje interviste te akademik Rexhep Qosjes per shqipen letrare te njesuar marre nga revista Universi shqiptar i librit. Magjia e verbit dhe e imagjinates se I. Kadarese e ka bere per vete prof. I. Schuumltzin dhe ai ka perkthyer e botuar esene Eskili ky humbes i madh njekohesisht po pergatitet perkthimi e botimi ne Hungari edhe i disa veprave te tjera te I. Kadarese.
Istvagraven Schuumltz eshte marre jo vetem me gjuhen shqipe dhe me studime gjuhesore e perkthime por edhe me historine e popullit shqiptar dhe ka botuar disa reagime ndaj tezave antishqiptare. Keshtu ai ka qene mjaft kritik ndaj tezave te shprehura nga profesori gjerman Gottfried Schramm se pari per etnogjenezen e rumuneve dhe me tej per fillimet e krishterimit nder shqiptaret. Me 1989 prof. I. Schuumltzi botoi ne revisten Studime filologjike nr. 3 artikullin Perkimet gjuhesore shqiptaro-rumune dhe vazhdimesia etnike ne Kosove me nentitullin Mendime rreth monografise se Gottfried Schrammit Fatet e hershme te rumuneve botuar me 1986-1987. Ne Simpoziumin Krishterimi nder shqiptare Tirane 16-19.11.1999 prof. Schuumltzi mbajti kumtesen Konvertimi i shqiptareve dhe prejardhja e shqipes ku paraqiti verejtjet e tij rreth monografise me te re te G. Schrammit Fillimet e krishterimit nder shqiptaret - Konvertimi i hershem i beseve dhe pasojat e metejshme te tij 1994 si edhe rreth vepres se botuar pas vdekjes se epigrafistit rumun I. I. Russu Origjina trake e rumuneve dhe e shqiptareve. Prof. Schuumltzi pajtohet plotesisht me perfundimin e dijetarit gjerman ne monografine e pare se nga shqyrtimi i ngjashmerive ndermjet shqipes e rumanishtes te krijohet bindja qe stergjysherit e shqiptareve dhe te rumuneve te sotem kane jetuar per nje kohe me te gjate ne te njejten krahine dhe se celesi i enigmes se etnogjenezes rumune eshte shqipja. Ai nuk pajtohet me dijetarin gjerman pikerisht ne ate qe ky per shkak te disa etimologjive te gabuara nuk e njeh vijimesine e etnosit shqiptar ne trojet e sotme por i ben shqiptaret te ardhur nga brendesia e Ballkanit nga hapesira jugperendimore e Bullgarise se sotme dhe Maqedonia Juglindore. Sipas tij shqiptaret e paskan burimin nga fisi trak i beseve te cilet i ktheu ne te krishtere peshkopi Niketa ne shek. IV krijoi shkrimin trakas dhe perktheu tekstet e nevojshme liturgjike. Nga shek. IX ky fis per tu shpetuar perndjekjeve te careve pagane bullgare paska kerkuar strehim te perandori i Bizantit dhe qenka vendosur ne prapatoken e Durresit. Kjo teori sipas tij nuk ka as mbeshtetje historike as arkeologjike as etnografike e as gjuhesore.
Nuk eshte me rendesi vetem kritika e argumentuar e prof. I. Schuumltzit per keto hipoteza rreth prejardhjes se shqipes e te shqiptareve por edhe menyra si e veshtron ai hulumtimin e metejshem te problemit. Per shkak te deshmive te pakta te ilirishtes e te trakishtes mjetet gjuhesore ne vetvete nuk jane te mjaftueshme. Duhen perdorur edhe mjete te tjera e nje nga keto eshte mitologjia. Mitologjia e ruajtur ne besimet e ne poezine popullore ne zakonet e lashta eshte nje thesar i vertete per hulumtimet. Ne kurset e tij albanologjike prof. Schuumltzi e perdor gjeresisht kete gurre per te treguar lashtesine e shqipes e njekohesisht per te ndricuar hapesiren e shtratit te saj te hershem ne Ballkan. Ai ka pergatitur nje studim te gjate Ne gjurme te miteve e te gojedhenave te vjetra ku jepet nje veshtrim per keto mite duke u mbeshtetur ne folklorin ne onomastiken e ne historine e gjuhes dhe duke zbuluar perkime te ndryshme me gjuhe te tjera te Ballkanit. Nje nga deshmite me shprehese ne kete fushe ai e shikon te zakoni i lashte i buzmit naten e Kershendellave zakon i trasheguar nga koha e dendrolatrise adhurimi i drureve. Malesori shqiptar i lutet buzmit bujar me shpresen qe ky te jape edhe vitin e ardhshem prodhime te bollshme. Edhe popuj te tjere e kane zakonin e buzmit por keta e djegin kercurin e Kershendellave per tu cliruar nga shpirtrat e keqij dhe keshtu besimi i tyre nuk ka asgje te perbashket me besimet e dendrolatrise te ruajtura te gjalla vetem te malesoret shqiptare. Rumunet dhe hungarezet ruajne kujtimin e ketij zakoni te lashte shqiptar por pa e pasur kurre kete zakon tek emri i Kershendellave rumanisht Craciun hungarisht Karagravecsony. Me gjithe perpjekjet e gjuhetareve rumune per te sajuar nje etimologji romane te kesaj fjale sic e ka shpjeguar prof. E. Cabej shihet qarte se kemi te bejme me fjalen shqipe kercuni. Eumlshte nje nga ato raste per te cilat Prof. Schuumltzi thoshte se duhet perdorur e urte Une te them ja ujku ti me thua ku jane gjurmet Gjurmet e ujkut Craciun si edhe shume perkime te tjera gjuhesore rumune-shqiptare te cojne te perfundimi i G. Schrammit dhe i te tjereve para tij se ne mesjeten e hershme parasllave te paret e rumuneve dhe te paret e shqiptareve kane jetuar ne fqinjesi e ndoshta vende-vende edhe ne njefare simbioze ku dygjuhesia ka qene dukuri e zakonshme te pakten ndermjet burrave. Prof. Schuumltzi si njohes me themel i shqipes e i rumanishtes dhe i historise se tyre ka gjetur gjurme te reja te ndikimit te shqipes ne rumanishten vecanerisht ne dialektin e Transilvanise perendimore e jugperendimore dhe mbi kete baze ka parashtruar tezen se ne mes te rumanishtes e serbishtes nga fundi i mijevjecarit te pare e fillimi i te dytit ka ekzistuar nje dige e padepertueshme dhe kjo ka qene shqipja.
Me veprimtarine e tij te gjere I. Schuumltzi eshte vijues i tradites se albanologjise hungareze ku spikatin emra te tille te shquar si Ludwig Thalloczy Franz Nopcsa Geoumlrgy Daniel Lajos Tamaacutes etj.
Ne vitin 1998 ne 50-vjetorin e takimit te tij te pare me shqiptaret dhe me gjuhen shqipe prof. I. Schuumltzi u dekorua me Urdhrin Naim Frasheri nga Presidenti i Republikes se Shqiperise per veprimtarine e tij te gjere albanologjike. Me ate rast ai na dha besen e tij shqiptaro-hungareze se do te vijoje te punoje me te gjitha energjite per shqipen e per Shqiperine per zgjerimin e vazhdueshem te marredhenieve midis dy vendeve tona. Dhe ai ka ditur ta mbaje kete fjale burri duke punuar deri ne ditet e fundit te jetes se tij me energji djaloshare.
Prof. Dr. Emil Lafe kur shkruan per te konkludon si vijon Rasti i tij verteton rregullen qe te gjithe ata studiues te cilet kureshtja shkencore i ka shtyre qe ne moshe te re te mesojne gjuhen shqipe dhe te njihen me visaret e kultures shpirterore e materiale te popullit shqiptar jane bere edhe miq me bese te ketij populli me origjinalitet kaq te spikatur ne te gjitha fushat e jetes.
Ka perkthyer ne hungarisht veprat e Dritero Agollit Qamil Buxhelit Mihal Hanxharit Ismail Kadarese Fatos Kongolit Petro Markos Fatmir Gjates Rexhep Qosjes Ali Podrimjes Brunilda Zllamit dhe Perparim Kabos.
Dr. Etleva Lala
Dr. Musa Ahmeti
Avni Hafuzi