KESH rinovon marrëveshjen me KEK e Kosovës
TIRANE- Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare rinovon marrëveshjen e bashkëpunimit me Koorporatën Energjetike të Kosovës për shkëmbimin dhe shit-blerjen e energjisë. Kjo marrëveshje do të ndihmojë të dyja vendet që të optimizojnë prodhimin e energjisë elektrike, në kushtet kur KESH prodhon energji nga hidrocentralet duke shfrytëzuar burimet hidrike, ndërsa KEK-u përdor termocentralet. Marrëveshja ndihmon gjithashtu në përballimin e situatave emergjente.
“Marrëveshja sjell një alternim më të mirë të prodhimit për të rritur dhe eficencëbn në varësi të koorporatës. Vec kësaj bashkëpunimi me KEK është materializuar me 2 marrëveshje të tjera, njëra për blerjen e energjisë në kushtet e emergjencës. “- deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Engjell Zeqo
Drejtor i KEK-ut Arben Gjukaj tha se marrëveshja do ti ndihmoj ëpër një furnizim më të mirë të konsumatorëve me energji elektrike.
Bashkëpunimi i Korporatës Elektroenergjetike shqiptare me KEK- un e Kosovës ka nisur në vitin 2011. Marrëveshjet i japin mundësi KESH-it që të depozitojë energji në Kosovë kur ka prodhim të lartë, për shkak të reshjeve të bollshme dhe ta tërheqë këtë energji, kur ka nevojë, zakonisht në periudhat e thatësirës.
(s.g/Aurora Sulce/BalkanWeb)