Plumbat mbi dy vëllezërit në Tiranë, arrestohet autori

Tre plumba të qëlluar ndaj tyre, i kanë shkaktuar vdekjen shtetasit Ardian Salibasha, ndërsa i vëllai Edmondi ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit, shtetasin Roland Laçej, 37-vjeç, i cili u kap i fshehur në një banesë të ndodhur në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë. Forcat e komisariatit të policisë Nr 3 të kryeqytetit kanë prangosur autorin e krimit të rëndë sot në mëngjes, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të pasdites së shkuar.
Konflikti kishte nisur për 17 mijë euro të blerjes së një shtëpie nga autori i krimit ndaj vëllezërve, para të cilat 37-vjeçari nuk kishte pranuar t’i kthente.
Dyshohet se ky ka qenë dhe motivi kryesor, ku vëllezërit Salibasha janë grindur dhe konfliktuar me autorin, i cili më pas ka qëlluar tre herë në drejtim të vëllezërve, duke i shkaktuar atyre plagë të rënda në pjesën e gjoksit.
Menjëherë të dy vëllezërit u dërguan në Spitalin Ushtarak, ku shtetasi Ardian Salibasha nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 22:00 në ambientet e Spitalit Ushtarak ndërsa shtetasi Edmond Salibashi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ndaj shtetasit Roland Asim Laçej u mor masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve”, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit pistoletë, si dhe 3 copë gëzhoja. /S.Ll/Start/
2011-10-13 10:14