E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau babë e bir për vajzën, ekstradohet i dënuari me 25 vite burg

Fillimisht u ekstradua shtetas Kastriot Baki Dervishi, 33-vjeç, lindur në Syzes, Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe është arrestuar në Itali.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim të datës 25.05.2001, e ka deklaruar fajtor shtetasin Dervishi, duke e dënuar me 25 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer dy herë dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe të municionit luftarak”.

Ky vendim është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Vlore. Shtetasi Dervishi më datë 03.09.1997, rreth orës 20:00, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Ali D. dhe Adrian D., përkatësisht babë e bir, pasi këta nuk e kishin lënë të martohej me vajzën dhe motrën e tyre, A.D., duke menduar se shtetasi Kastriot Dervishi, do ta shfrytëzonte si prostitutë.

I kërkuari Kastriot Dervishi është arrestuar në Itali më datën 12.10.2011, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në momentin e ndalimit është paraqitur me gjeneralitetet e Lulzim Shkurti, lindur në Berat, më 13.12.1977. Ndërkohë, orët e vona të mbrëmjes së shkuar u ekstradua nga Athina shtetasi Myslim Sani, 19-vjeç, lindur në Berat. Gjykata e rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim të datës 15.12.2008, ka vendosur dënimin me 2 vjet e 8 muaj, te shtetasit Myslim Sani, për kryerjen e veprës penale te “Marrëdhënieve seksuale me dhune me të rritura, mbetur në tentativë”.

Shtetasi Myslim Sani, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, më datë 07.08.2008, në qytetin e Vlorës, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë  me një shtetase shqiptare. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datën 14.05.2011, në Greqi, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Myslym Sani.

                                                                                             2011-10-13 13:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›