Refuzimi i statusit, Dule i PBDNJ: Vendi në zgjedhje të parakohshme
TIRANE- PBDNJ bën përgjegjëse qeverinë për refuzimin e statusit nga ana e Komisionit Europian. Kryetari i kësaj partie Vangjel Dule e cilësi të perënduar ëndrrën e shqiptarëve për tu integruar në BE, për aq kohë sa vendi do të udhëhiqet nga Berisha. Ai vuri theksin në nevojën urgjente të zgjedhjeve të parakohshme.
"Për ne nuk mund të ketë zgjidhje tjetër veçse ajo e një reforme të shpejtë zgjedhore, dhe vetëm zgjedhore. Dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme brenda pranverës së vitit të ardhshëm, me qëllim që nga pozita të reja, vendi të shkojë në Bruksel për të garantuar vitin e ardhshëm atë që në mënyrë kaq të pamerituar ia privoi shqiptarëve qeveria."
Dule u shpreh dhe kundër paktit me 10 pika të Ramës për integrimin e vendit. Sipas Dules kjo nuk mund të arrihet pa u larguar kryeministri Berisha.
(s.g/balkanweb)