E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH:Do vazhdojë shkarkimi i ujit nga HEC-et

Hapja e portave të hidrocentraleve do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Energjitike Shqiptare Muharrem Stojku në një konferencë për shtyp duke folur për situatën hidrike në vend. Sipas Stojkut hapja e portave të hidrocentraleve do të vazhdojë dhe si pasojë do të ketë edhe shkarkime edhe më të mëdha për të shmangur përmbytje të tjera. Gjithashtu Stojku theksoi se ndërkohë po vazhdon eksporti i energjisë elektrike duke theksuar se po ekportohen 11.5 milionë kilovat orë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›