E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, zyrtarë të lartë të qeverisë në zonat e prekura

Situata e krijuar për shkak të rreshjeve të mëdha në Shkodër ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, vëmendja e të cilëve është përqëndruar kryesisht tek evakuimi i banorëve në zonat me rrezik më të lartë. Kreu i emergjencave civile Alfred Olli i cili ka vizituar zonat e përmbytura ka garantuar ndërkaq se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën.
Nga ana tjetër edhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka vizituar zonat e përmbytura duke sqaruar se për momentin nuk asnjë rrezik nga ana shëndetësore.
Situata e krijuar për shkak të rreshjeve në zonën e Shkodrës ka vënë në lëvizje jo vetëm pushtetin lokal por edhe atë qëndror, dhe energjitë më të mëdha janë përqëndruar tek ndihma për banorët të cilët janë dëmtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›