Ministrat e Jashtem te vendeve te ASEM-it diskutojne per bashkepunimin ekonomik dhe energjine

46 shtete ishin te perfaqesuara ne takimin e zhvilluar ne Goumldoumlllouml prane kryeqytetit hungarez Budapest. Ne kete keshtjelle idilike dikur e ndjente veten rehat mbreteresha austo-hungareze Elizabete e quajtur Sissi. Megjithate para se gjithash jane shifra me peshe ato qe ministrat e Jashtem te Azise dhe Evropes sjellin me vete ne kete keshtjelle thekson e ngarkuara e BE-se me politiken e jashtme Catherine Ashton. Ky forum eshte unikat. Se bashku ne perbejme mbi 60 perqind te popullates boterore qe do te thote kater miliarde njerez gjysma e prodhimit social boteror dhe mbi 60 per qind e tregtise boterore tha Ashton.
Ministri i Jashtem hungarez dhe nikoqiri i takimit Jaacutenos Martonyi thekson qe shkembimi evropiano-aziatik eshte deshmuar edhe si kunderpeshe e krizes financiare Ju duhet vetem te shikoni shifrat e tregtise dhe te investimeve ne dy-tre vitet e fundit. Per shembull tregtia jone me Kinen Korene dhe me shumicen e vendeve te tjera aziatike eshte zgjeruar ne menyre dramatike edhe ne vitet me te veshtira te krizes financiare. Kjo tregon nderkohe perse tani dhe ne te ardhmen Azise dhe Lindjes ne pergjithesi duhet ti kushtohet me shume vemendje.Bildunterschrift Takim i Asem-it Bruksel
Nje teme e rendesishme me interes te perbashket eshte furnizimi me energji elektrike. Por te dyja palet e trajtojne kete teme ndryshe nga njera-tjetra. Kina dhe Australia per shembull ashtu si me pare perdorin shume thengillin. Ndersa Gjermania deshiron te nderpreje prodhimin e energjise berthamore. Ideja per deponimin nentokesor te dioksidkarbonit nuk mund te zbatohet ende ligjerisht. Ministri i Jashtem australian Kevin Rudd i tha Deutsche Welles se ky eshte nje gabim. Une e di se ne Gjermani dhe shume pjese te tjera te botes kjo procedure eshte e diskutueshme. Por grumbullimi dhe deponimi i dioksidit te karbonit dhe teknologjite perkatese qe lidhen me te jane pergjigjet e mundshme ne te ardhmen per ndryshimin e klimes.
Me kritika te hapura ne adrese te disa qeverive pavaresisht se a jane ato anetare te ASEM-it apo jo ne nivelin e ASEM-it jane shume te rezervuar. Shembulli me i mire per kete eshte gjendja ne Jemen. Atje shume njerez shpresojne qe presidenti i plagosur nga nje sulm raketor Ali Abdullah Saleh nuk do te kthehet me nga Arabia Saudite. Bildunterschrift Wen Jiabao ne Bruksel
Shefja e diplomacise se BE-se Catherine Ashton iu bashkangjit ketyre shpresave por pa e permendur fjalen doreheqje. Ai e di sakte se cfare duhet te bej per popullin e tij. Une shpresoj qe gjate kohes sa do te jete ne trajtim mjekesor ne Arabine Saudite ai do te shfrytezoj rastin qe te mendoj dhe te vendos per ate qe do te ishte me me interes per popullin e tij. Dicka cfare vendit te tij do ti jape mundesine te perparoje. Une besoj qe ai do ta bej kete theksoi Ashton.
Mysafiret aziatike te baroneshes Ashton nuk deshen te prononcohen publikisht per kete teme. Perzierja apo mosperzierja ne rastet e dhunes politike apo shkeljen e te drejtave te njeriut kjo ceshtje percan ASEM-in perkunder te gjitha gjerave te perbashketa qe ka ai.
Autor Christoph Hasselbach / Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama