Maqedoni, publikohen emrat e të akuzuarëve për vrasjen në Smilkovç

Personat e akuzuar për vrasjen e 5-fishtë
Janë publikuar emrat dhe fotot e pesë personave të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovçë të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka thënë se të akuzuar janë: Halil Demiri, 27-vjeç nga Haraçina dhe vëllezërit Afrim Ismailoviç 32-vjeç dhe Agim Ismailovic 33-vjeç nga Hasanbegi.
Fejzi Aziri 54-vjeç dhe Rami Sejdiu 24-vjec akuzohen se anë ndihmuar autorët e krimit. Ndërkohë, që Afrim Ismailovic dhe Halil Demiri janë në arrati.
Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi sot se këto persona janë anëtarë të grupit kriminal që kanë kryer vrasjen. Sipas versionit të Ministrisë, tre vrasësit më 12 prill rreth orës 20.00 në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit kanë kryer vrasjen e pesëfishtë me anë dy pushkë automatike dhe një pistoletë dhe se më pas kanë ikur në drejtim të një lokacioni tjetër me makinën Opel Omega, që më pas ilegalisht kanë kaluar kufirin drejt Kosovës. /INA/
Përgatiti: E.L