E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Operacioni i suksesshëm, plagosen 25 serbë

Komanda e KFOR-it ka deklaruar se, operacioni për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe zhbllokimin e rrugëve në pikat kufitare 1 dhe 31 ka rezultuar i suksesshëm.

Zëdhënësi Uve Novicki ka bërë të ditur se tashmë trupat e KFOR-it kanë nën kontroll të plotë luginën e sipërme të Ibrit dhe rrugët që janë përdorur për kontrabandën.

“KFOR-i ka kontroll të plotë në pikat kufitare dhe kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë”, ka nënvizuar Novicki.

Ndërkohë gjatë aksionit të sotëm të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit, 22 qytetarë serbë janë lënduar lehtë-në mesin e tyre 3 rëndë, njoftuan përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›