E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Al-Xhazira": Gadafi ka vdekur!

“Trupi i Gadafit po shpiet në një vend sekret për arsye sigurie”, tha për “Reuters”-in zyrtari i KKT-së në qytetin e Misratës, Mohamed Abdel Kafi.

Më herët, komandanti i KKT-së, Jamal abu-Shaalah theksoi për “Al-Xhazirën” se kolonel Gadafi ishte kapur i gjallë por i plagosur në të dyja këmbët.

Një fotografi e bërë me telefon celular tregonte Gadafin të gjakosur rëndë, por nuk ishte e mundur të konfirmohej autenticiteti i saj.

(13:20) Kapet Muamar Gadafi, ishte plagosur në të dyja këmbët

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit njofton se ka kapur Muamar Gadafin në qytetin e Sirtes.

Gadafi është arrestuar dhe është plagosur në të dyja këmbët, tha Abdel Majid, zyrtar i lartë i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, i cituar nga Televizioni Libian, Al-Xhazira dhe agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ai është kapur. Është i plagosur në të dyja këmbët…dhe është marrë me ambulancë”, tha ai gjatë një bisede telefonike me “Reuters”-in.

Lajmi për kapjen e ish-liderit libian, vjen pak kohë pasi Këshilli Kombëtar i Tranzicionit njoftoi se ka marrë kontrollin e plotë të Sirtes, vendlindjes së kolonelit.

Aleanca Atlantike e Veriut thekson se nuk mund të konfirmojë raportet për kapjen e njeriu që sundoi Libinë për 42-vjet.

Ushtari që pretendon se ka kapur Muamar Gadafin i tha BBC-së së koloneli ulërinte “Mos qëllo!”.

Korrespondetja e BBC-së në Tripoli thotë se edhe pse kapja e Muamar Gadafit nuk është konfirmuar zyrtarisht, anekënd Libisë kanë filluar festimet. Gjithandej armët tunden në ajër.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-10-20 14:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›