Forcat anti-Gadafi marrin Sirten

Lajmi bëhet i ditur nga luftëtarët dhe raporterët e cituar nga BBC-ja. Ushtarët ngritën flamurin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në ndërtesat në qendër të qytetit ku lindi Muamar Gadafi.
Prej javësh forcat e qeverisë së përkohshme kanë luftuar ashpër për marrjen e Sirtes.
Disa mbështetës të Gadafit akoma i rezistojnë forcave qeveritare në qytetin e Bani Validit, në jug-lindje të Tripolit.
Një korrespondent i BBC-së në rrethinat e Sirte-s – rreth 360 km në lindje të kryeqytetit – nuk mund të konfirmojnë nëse qyteti ka rënë apo jo, duke nënvizuar faktin se situate është tepër konfuze.
Rënia e Sirtes, nëse konfirmohet, përfaqëson një moment të shënuar në rrëzimin e Muamar Gadafit. Sirte është një trofe i madh. Ky është qyteti ku lindi dhe jetoi për shumë vite Muamar Gadafi. Koloneli e ktheu këtë qytet nga një fshat të vogël praktikisht në kryeqytetin e dytë të vendit. Luftëtarët e tij prej dy muajsh kanë luftuar ashpër për këtë qytet.
Politikisht është shumë i rëndësishëm pasi autoritetet kanë thënë se me rënien e Sirtes do të deklarohet fitorja përfundimtare dhe çlirimi i plotë i vendit, gjë e cila do të çojë në zgjedhje të përgjithshme brenda dy vitesh.
Arrestimi i mbështetësve të Gadafit
Kreu i operacioneve qeveritare në lindje të vendit theksoi për “Reuters” se “Sirte është çliruar”. “Nuk ka më forca mbështetëse të Gadafit”, tha kolonel Yunus al-Abdali “tani po luftojmë me luftëtarët që po përpiqen të largohen”.
Të paktën 16 luftëtarë pro-Gadafi janë kapur, së bashku me municionin që dispononin. Të hënën Këshilli Kombëtar i Tranzicionit kishte 90% të territorit nën kontroll, përfshirë edhe qendrën, ndërsa tani ka 100 % të territorit të qytetit.
Kolonel Gadafi, i cili sundoi Libinë për 42 vite me radhë, u rrëzua nga pushteti në muajin gusht. Vendndodhja e tij vijon të jetë e panjohur. Shumë anëtarë të familjes së tij fshihen ose janë larguar nga vendi.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-10-20 12:40