E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR, aksion për largimin e barrikadave

KFOR-i ka filluar të premten në mëngjes largimin e barrikadave te pika kufitare në Bërnjak.

Burime të Kosovapress-it nga veriu tregojnë se rreth orës 8.00 të mëngjesit është dëgjuar sirena që sinjalizon grumbullimin e serbëve, të cilët kanë filluar të mblidhen te kjo pikë kufitare për të penguar ushtarët e KFOR-it në heqjen e barrikadave.

Nderkohe mediat thone se situata ne terren eshte e tensionuar.

Që prej mesit të shtatorit barrikadat e bëjnë të pamundur qarkulimin e automjeteve nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës në atë jugore dhe anasjelltas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›