Tiranë, arrestohet pas 14-vjetësh i kërkuari për vrasje

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin i një të kërkuari për vrasje. Burime nga policia bëjnë me dije se u bë e mundur kapja pas 14 vjetësh, i 41-vjeçarit Ermir i Dervishit i cili ishte shpallur në kërkim për një vrasje në rrethin e Kavajës.
Sipas policisë kapja e tij u bë gjatë një operacioni në afërsi të Freskut në Tiranë. 41-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Kavajës me 20 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes me dashjes e kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”.
41- vjeçari akuzohet se më datë 01 Tetor të vitit 1998 në qytetin e Kavajës ka vrarë më armë zjarri shtetasin Gentian Durja, për motive të dobta.
Ky shtetas gjatë periudhës që ka qënë i kërkuar nga drejtësia për mëse 14 vjet, dyshohet të jetë autor i disa vrasjeve me pagesë.
Kapja e tij u realizua falë intesifikimit të punës në drejtim të zbardhjes dhe zbulimit të ngjarjeve të mbartura nga vitet e mëparshme, me qëllim dokumetimin dhe kapjen e autorëve të këtyre ngjarjeve të rënda.