E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet bashkëshortja e Mubarakut, i ktheu miliona $ shtetit

Ish-zonja e parë e Egjiptit ktheu një vilë në kryeqytetin Egjiptian dhe autorizoi avokatin e saj të kthente rreth 3,4 milionë dollarë që gjenden në llogaritë e saj bankare.

Dorëzimi erdhi pasi prokurorët kishin urdhëruar ndalimin e Suzanës për 15-ditë nën akuzën e përfitimit nga pushteti i të shoqit.

Ministria egjiptiane e Drejtësisë njoftoi në një deklaratë për shtyp se Bashkëshortja e ish-presidentit egjiptian, Suzane,  u lirua sot pasi ia ktheu pasuritë e saj shtetit./Start/F.P/

                                                                                             2011-05-17 15:37
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›