E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngordh panda më e moshuar në botë

Ming Ming ndërroi jetë në kopshtin zoologjik të Xiangjiang-ut, në provincën Guangdong, raportuan të përditshmet kineze.

Panda femër ka jetuar në Xiangjiang që prej vitit 1998, por gjithashtu ka udhëtuar në Londër dhe Irlandë përgjatë jetës së saj.

Veterinarët theksuan se përkeqësimi i funksionimit të organeve për shkak të moshës çoi në mosfunksionimin e veshkave.

Pandat normalisht nuk e kalojnë moshën 22-vjeçare në kopshtet zoologjike dhe moshën 15-vjeçare kur janë në gjendje të lirë./Start/

                                                                                             2011-05-17 14:32
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›