E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR heq barrikadat e serbëve në Zupç

MITROVICE-Barrikada, e cila thuhet se ishte vendosur si shenjë kundërshtimi nga serbëve ndaj hetimeve lidhur me djegien e pikave kufitare 1 dhe 31 më 26 korrik, është zhbllokuar, njoftoi zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter. Serbët nga Kolashini i Ibrit rivendosen gjate nates barrikadat në rrugën Mitrovicë-Ribaric në vendin e quajtur Zupçe. “Arsye” për këtë barrikadë të re, sipas mediave të Beogradit, është përpjekja e EULEX-it për të arrestuar një serb në këtë territor

KFOR: BINDËM SERBËT TË HEQIN BARRIKADAT
Ora 12:00-Pjesëtarë të KFOR-it thonë se kanë bindur, gjatë mbrëmjes të së premtes, serbët protestues të largojnë barrikadën rrugore në fshatin Zupç në veri të Mitrovicës.

Barrikada, e cila thuhet se ishte vendosur si shenjë kundërshtimi nga serbëve ndaj hetimeve lidhur me djegien e pikave kufitare 1 dhe 31 më 26 korrik, është zhbllokuar, njoftoi zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter.

“Pastaj diskutuam me ta dhe gjatë natës u lirua bllokada rrugore. Ekziston një lloj tensioni atje-kjo është e vërtetë, por është relativisht qetë dhe ka liri të lëvizjes”, tha ai.

Pa dhënë detaje për veprimet eventuale të misionit të NATO-s në veri në rast të përkeqësimit të situatës, Vihter theksoi gatishmërinë e misionit për ta menaxhuar gjendjen e sigurisë atje.

“Nuk publikojnë detaje për operacionet apo numrat e trupave/ushtarëve, por të jeni të sigurt se kemi mjaft ushtarë për t’u marrë përsipër cfarëdo situate”, tha ai. Barrikadat rrugore të serbëve protestues ishin vendosur që pas aksionit të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak në veri të vendit.

MITROVICË, SERBËT RIKTHEJNE BARRIKADAT NË VERI
Ora 07:00-Serbët nga Kolashini i Ibrit kanë rivendosur sërish barrikadat në rrugën Mitrovicë-Ribaric në vendin e quajtur Zupçe.
“Arsye” për këtë barrikadë të re, sipas mediave të Beogradit, është përpjekja e EULEX-it për të arrestuar një serb në këtë territor.

Në rrugë janë vënë trupa druri dhe automjete të rënda. Kjo ka vështirësuar qarkullimin për në Bërnjak, megjithatë komunikacioni në drejtimin Mitrovicë –Ribaric po zhvillohet aktualisht nëpër rrugë alternative përmes Zveçanit.

Në pikën kufitare të Bërnjakut, mbrëmjen e djeshme përvec pjesëtarëve të KFOR-it gjerman dhe të atyre të EULEX-it, qëndrojnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

(d.b/Kohaditore/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›