Kosova njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës
PRISHTINË- Kosova njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një letër Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë, Mahmoud Jibril, përmes së cilës e ka njoftuar për vendimin që Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.
"Unë jam i bindur se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Libisë do të thellohen në vitet që vijnë. Me këtë rast, shpreh propozimin e Qeverisë sime, që dy shtetet të vendosin marrëdhëniet diplomatike”, thuhet mes tjerash në letër, sipas njoftimit të dhënë pak më parë nga MPJ kosovare.
(d.b/BalkanWeb)