E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR heq bllokadën serbe në Jarinje

MITROVICE-Ushtarët e KFOR-it sot pasdite kanë hequr bllakadën serbe afër pikës kufitare të Jarinjes, njofton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Ushtarët e KFOR'it sonte kanë filluar të largojnë zhavorrin të cilin serbët e Veriut të Mitrovicës kishin përdorur për të bllokuar rrugën kryesore që çon në pikëkalimin kufitar të Jarinjës.

Ndërkaq serbët, si kundër-reagim, kanë nisur të sjellin sasi tjera të zhavorrit për të vendosur sërish në rrugë. Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjendja u tensionua por nuk pati përleshje.

Ushtarët e KFOR-it gjithashtu kanë hequr flamurin serb i cili po qëndronte në barrikadën e vjetër.

Ata kanë larguar për rreth 100 metra pengesën e vendosur nga me tela gjembash në drejtim të Leposaviqit, dhe kanë vendosur tanke dhe mjete të blinduara përgjatë rrugës që çon në bazën e KFOR-it. 

Forcat e KFOR'it gjithashtu kanë vendosur një pikë-kontrolli në bazën e tyre “Nothing Hill” tek Leposaviqi, ku po kontrollojnë të gjithë qytetarët që qarkullojne si dhe makinat nje per një.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›