E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ merr vendimin, më 25 tetor nisja djegia e fletëve të votimit

26-09-2011 / Gazeta 55

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përcaktuar 25 tetorin si datën për djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit. Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar unanimisht që procesi i djegies së fletëve të votimit të nisë nga 25 tetori deri në 31 dhjetor të këtij viti.
Gjithashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që fondi që do të shfytëzohet për këtë proces do të jetë 54 milionë lekë të vjetra.
Projektvendimi “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore por edhe atyre të fletëve të votimit”. Me këtë projekt vendim të KQZ-së evitohet përsëritja e situatës së vitit 2009 ku debati politik bëri që procedura për djegien e fletëve të votimit të zbatohej vetëm 6 muaj para zgjedhjeve lokale, afati limit për të pasur gati materialet zgjedhore ku përfshihen fletët e votimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›