E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita në Nju Jork, Berisha: Promovuam arritjet dhe sukseset e Shqipërisë, koorporatat amerikane shfaqën interes për investime

26-09-2011 / Gazeta 55

Mblidhet grupi parlamentar demokrat, Berisha flet për vizitën në SHBA. Priten investime të fuqishme në sektorin energjetik, Shqipëria mund të shndërrohet në një super fuqi e vogël energjetike


Kryeministri Sali Berisha informoi sot deputetët e Partisë Demokratike rreth vizitës së tij në  Nju Jork dhe takimet që ka zhvilluar me personalitete të larta të Europës dhe të botës, gjatë punimeve të sesionit të 66-të të asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se para nisjes për në Nju York, delegacioni përcaktoi edhe 3 objektivat kryesore si takimet intensive politike, lobimi për njohjen e Kosovës dhe promovimi në mediat amerikane të potencialeve të Shqipërisë. “Veprimtaritë intensive politike ishin për të paraqitur para zyrtarëve më të lartë të Europës dhe botës Shqipërinë, arritjet, përpjekt dhe vizionin e saj. Së dyti një nga objektivat tona ishte edhe lobimi me të gjithë potencialin e mundshëm për njohjen e Kosovës. Së treti ishte në përputhje me pasionin tim për mediat. Përdorimi i mundësive që të jep kryeqyteti mediatik botëror për të paraqitur edhe ne në copën e diellit që na takon, Shqipërinë dhe arritjet e saj përpara publikut amerikan dhe atyre të mbarë botës në këto media”- u shpreh Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha ka theksuar se në sesionin e 66-të të OKB-së u arrit një marrëveshje e përbashkët me 46 objektiva që sipas tij do të shndërrohen në objektivat e të gjitha institucioneve të këtij vendi. “Në shumë prej këtyre objektivave ne kemi progres, por në të tjera duhet të vijomë punën për t’i plotësuar. Në Shqipëri rezulton një vullnet i hekurt për të promovuar të 46 zotimet e kësaj nisme shumë të rëndësishme”- ka theksuar më tej Berisha. Gjithashtu Berisha i është referuar edhe pritjes që Presidenti Obama dha për të gjithë krerët e delegacioneve nga e gjithë bota, një pritje më madhështore por aq sa është madhështore është edhe miqësore. “President i kushton një kohë të shkurtër secilit prej tyre në momentin e fotos miqësore që bëhet me të. E vërteta është se pata shumë kënaqësi për takimin me Obamën, fjalët e tij të ngrohta për Shqipërinë. Unë i ripërsërita ftesën për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi”- theksoi Berisha. Në kuadër të mbrojtjes së tokës, Berisha ka theksuar se Shqiperia do të kontribuoje më shumeë se gjithcka që i favorizon hapësira në mbjelljen e 250 mijë drurëve, ullinj dhe arrorë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›