E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vizitë flesh në vendlindje

Duket se vizita e tij është e mirëpritur në Tropojë, pasi tashmë në rrugët e kësaj zone janë shfaqur pankartat me mbishkrimin “Mirëserdhe bir i Tropojës”, etj.

Berisha do të qëndrojë vetëm katër orë në vendin e tij ku do të inaugurojë aksin rrugor Bajram Curri–Ragam Kam Tropojë,(loti 1, rreth 17 km) dhe Bajram Curri – Ragam Kam, Tropojë (Loti 2, rreth 15 km)”.

Dy dekadat e fundit, Berisha e ka vizituar vetëm pesë herë vendlindjen e tij, kryesisht kur situata në vend ka qenë e qetë. Pjesën më të madhe të vizitave e ka bërë para vitit 1997, ndërsa pas këtij viti, “akullin” e theu në qershorin e vitit 2009, kur shkoi për fushatë elektorale.

“Jam sot midis jush, para së gjithash për të shprehur krenarinë time të madhe, krenarinë time të pakufishme për ju dhe se jam njeri prej jush. Sikundër dua t’iu siguroj ju, se kudo që unë ndodhem, në Tiranë apo në metropolet e Evropës dhe të botës, në çdo vend, në çdo takim, mendja ime çdo ditë vjen tek ju. Vjen këtu në Malësinë e Gjakovës, vjen në këtë vend më të dashurin për mua mbi këtë dhe”, pat deklaruar Berisha, duke mos folur shumë për premtimet elektorale. /Start/

                                                                                             2011-10-28 08:28
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›