Opozita ftesë PD-së për reformën në drejtësi

Ftesa është bërë nga Fatmir Xhafaj, nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku fton palën tjetër të mblidhen në një tryezë për të diskutuar për reformat.
Ftesa i është drejtuar kryeministrit Sali Berisha, kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, kreut të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi si dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli. Tryeza pritet të mbahet të shtunën në mesditë në ambientet e hotelit Sheraton në kryeqytetet, ku pritet të jetë i pranishëm edhe vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Megjithatë, ende nuk është gjithçka zyrtare pasi nuk ka ndonjë konfirmim nga ana e mazhorancës. Reformimi i sistemit të Drejtësisë është edhe një nga prioritet kryesore të 12 pikave të Progres-Raportit të Komisionit Europian. /Start/
2011-10-28 08:37