E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i, komision për verifikimin e dokumenteve

KFOR-i ka vënë në lëvizje një trup të veçantë i cili do të hetojë çdo raport të publikuar në media ndërkombëtare, lidhur më të kaluarën e ish pjesëtarëve të UÇK-së. Mediat evropiane gjatë këtyre ditëve kanë publikuar disa raporte qe ata i kanë quajtur si dokumente të hartuara nga KFOR-i.
 

Për këtë çështje sot për herë të parë foli edhe Komandanti i KFOR-it Eerhard Byhler. "Unë këtë çështje e trajtoj shumë seriozisht dhe për këtë qëllim kam ngritur një komision i cili do të hetojë burimet e këtyre raporteve" ka thënë Byhler.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›