E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentë kosovarë të ngujuar nga trazirat në Egjipt

Dhjetëra shtetas të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë dyshohet të jenë të izoluar në Egjipt, për shkak të trazirave të dhunshme që kanë përfshirë këtë vend, kjo duke iu referuar mediave maqedonase.
 

“Jemi studentë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova që studiojmë kryesisht në Kajro dhe për momentin të gjithë jemi në gjendje të mirë dhe nuk kemi hasur në probleme. Jeta në Egjipt dhe sidomos në Kajro këto ditë është paralizuar, por presim në përmirësimin e situatës”, theksoi studenti shqiptar nga Shkupi.
 

Protestuesit nuk kanë shfaqur ndonjë reagim apo veprim dhune ndaj turistëve dhe shtetasve të huaj, sepse bëhet fjalë për demonstrata antiqeveritare dhe ata kanë një trajtim shumë korrekt dhe mbështetës për ne si të huaj”, theksoi studenti shqiptar.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë bëri të ditur se asnjë shtetas nuk ka kërkuar ndihmë apo këshillim në ambasadën në Kajro, pas trazirave të dhunshme antiqeveritare që kanë shpërthyer në Egjipt.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›