KFOR-i shton prezencën në veri

KFOR-i ka njoftuar se ka shtuar prezencën e trupave të tij në rajonin e Zubin Potokut, në mënyrë që ti mundësojë policisë së EULEX-it të kryejnë më lehtë operacionet e tyre dhe të ofrohet siguri më e madhe.
Kjo mbështetje vjen pas fillimit të hetimeve për vrasjen e policit shqiptar në veri, thuhet në një njoftim të KFOR-it.
“Ushtarët do të mbrojnë qytetarët nga autorët e këtyre krimeve dhe elementet radikale të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e trazirave”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.