Gyl: Dëbimi i ambasadorit izraelit është vetëm fillimi

Komentet e Gylit vijnë vetëm pak orë pasi ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, shpalli zbritjen e marrëdhënieve diplomatike në nivelin e nëpunësve të dytë. Kjo do të thotë se ambasadori i Izraelit në Turqi, Gabby Levy, do të dëbohet. Davutollu tha se lëvizja është një përgjigje direkte kundër refuzimit të izraelit për të kërkuar falje.
Në komunikatën e lëshuar nga Ministria turke e Punëve të Jashtme theksohet se ambasadorët e të dy vendeve do të lënë postet e tyre deri me 7 shtator.
Duke folur para reporterëve në Stamboll, Presidenti Gyl theksoi se Izraeli me sa duket “nuk e ka kuptuar se sa e vendosur është Turqia për të mos i harruar ngjarjet e së shkuarës”, duke shtuar se Turqia “gjithmonë do t’i mbrojë qytetarët e saj” dhe se “hapat e ndërmarrë sot janë vetëm fillimi”.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-09-02 17:11