E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poposki në Poloni, takim me shefat e diplomacive të BE-së

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton dhe ministrit polak të Punëve të Jashtme, Radosllav Shikorski, sot do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, i ashtuquajtur Gimnih, që mbahet në Sopot, Poloni.
 

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-kandidate për anëtarësim në BE, tradicionalisht ftohen që të marrin pjesë në një pjesë të këtyre takimeve të rregullta joformale, të cilat mbahen dy herë në vit në vendin që ka drejtimin e BE-së.  Shefat e diplomacive të vendeve kandidate si Maqedonia, Turqia, Kroacia, Islanda dhe Mali i Zi do të marrin pjesë në sesionet punuese në të cilat është paraparë të diskutohet për ngjarjet aktuale në fqinjësinë jugore dhe lindore të Bashkimit Evropian dhe për iniciativat e BE-së lidhur me këto rajone.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›