E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks publikon kabllogramet me emrat e burimeve

Uebsajti theksoi të premten se më shumë se 250 kabllograme diplomatike mund të shikohen fare lehtë tashmë në internet pa nevojën e fjalëkalimeve.

Uebsajti bëri të ditur se ka ndërmarrë këtë veprim pasi pretendon se “The Guardian” ka publikuar fjalëkalimet për në dosjet e plota të kabllogrameve, një akuzë të cilën “The Guardian” e mohon.

“The Guardian” ndërpreu bashkëpunimin me Wikileaks në muajin dhjetor pas shqetësimeve lidhur me sigurinë e burimeve.

“The Guardian”, “The New York Times”, “Der Spiegel”, “El Pais” dhe “Le Monde” ishin mediet e para që bashkëpunuan me Wikileaks dhe publikuan kabllograme pasi kishin hequr emrat e informatorëve.

Në një komunikatë të përbashkët organizatat mediatike theksuan se “na vjen keq për vendimin e Wikileaks për të botuar të pa redaktuar  kabllogramet e Departamentit të Shtetit, të cilët mund të vendosin në rrezik burimet. Vendimi i sotëm për publikimin e tyre ishte i Xhulian Asanzhit dhe vetëm i tiji”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-02 17:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›