E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i tërhiqet nga Rudare

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 20:13

(E plotësuar) Trupat e KFOR-it ka nisur tërheqjen nga fshati Rudare aty ky rruga është e bllokuar nga serbët lokal.

Siç raporton “Klan Kosova”, ky vendim është marr pas bisedave të shumta gjatë gjithë ditës mes KFOR-it dhe proteuseve ndërsa shihet si shenj e vullnetit të mirë për tërheqjen edhe të serbëve lokal të cilët bllokuan rrugën.

Situatë e tensionuar në Rudare

Në afërsi të fshatit Rudare, rrugë kjo që shpie në drejtim të pikës kufitare 1, përkatësisht në Jarinje, janë të vendosura barrikadat nga ana e grupeve të serbëve lokalë, të cilat gjenerali Buhler ka urdhëruar të hiqen deri në ora 16.

Gjithnjë e më shumë serbë janë duke u tubuar në këtë lokacion, të cilët po qëndrojnë ulur, e disa edhe të shtrirë në rrugë. Në anën tjetër të barrikadave, në gjendje të lartë gatishmërie janë pjesëtarë të KFOR-it amerikan dhe slloven.

Serbët lokalë kanë porositur se nuk do të largohen në asnjë mënyrë nga rruga, dhe se KFOR-i mund të kalojë vetëm duke i shkelur ata.

Situata është e tensionuar, ndërsa gjenerali Buhler nuk ka mundur të arrijë ndonjë marrëveshje me banorët serbë, të cilët janë tubuar pothuajse nga të gjitha anët.

Rreth orës 14:00 në këtë vend pas arritjes së gjeneralit këtu, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri që kanë ardhur nga malet përreth këtij lokacioni, me ç’rast ushtarët e KFOR-it janë detyruar të shtrihen për tokë. Situatë shumë e tensionuar ka zgjatur përreth 10 minuta dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.

Burime të Kosovapress-it nga veriu bëjnë të ditur se barrikada e parë me rërë, në afërsi të Rudares është larguar para pak çastesh nga ana e KFOR-it, mirëpo aty nuk ka pasur banorë të tubuar, dhe se janë edhe dy barrikada tjera deri në Rudare, ku janë të tubuar serbët.

KFOR, dy orë ultimatum serbëve

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, ka arritur pak para orës 14.00 në Rudare të Zveçanit për të biseduar me njeriun e parë të njësisë së KFOR-it amerikan.

Njësit amerikane dhe sllovene të KFOR-it me automjete të blinduara kanë ardhur rreth orës 13.40 deri te barrikadat serbe në Rudare dhe kanë kërkuar serbët lokalë që brenda dy orësh t’i heqin bllokadat në rrugën drejt Bërnjakut.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›