Washingtoni pa rezolutë për Kosovën, përgatit amendament

Beograd, 24 gusht – Washingtoni zyrtar nuk po përgatit rezolutë për Kosovën , citojnë mediat serbe burime nga Ambasada amerikane në Beograd. Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka demantuar pohimet se Washingtoni zyrtar po përgatit propozim rezolutë për Kosovën për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Një rezolutë e tillë nuk ekziston”, pohon Tanjug t’i jetë thënë në ambasadën e SHBA në kryeqytetin serb.
Por, sipas “Politikës”, SHBA në bashkëpunim me aleatët e Bashkimit Europian po punojnë intensivisht për harmonizimin e qëndrimeve rreth amendamentit, i cili do të ndryshonte rrënjësisht thelbin e propozim-rezolutës serbe
Sipas burimeve të kësaj gazete, fuqitë perëndimore po përpiqen të ndryshojnë shprehjen në paragrafin e dytë të rezolutës serbe me të cilën bëhet thirrje për dialog “mbi të gjitha çështjet e hapura”. Por, ithtarëve të pavarësisë nuk iu pëlqen, thekson “Politika”, as paragrafi i fundit i preambulës së propozimit serb, i cili thotë se “secesioni i njëanshëm nuk mund të jetë mënyrë për zgjidhjen e çështjeve territoriale”, sikundër edhe kërkesa që të jetë pikë e sesionit të ardhshëm të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme.
Sipas Statutit të KB për miratimin e një rezolute mjafton që për të të votojë shumica e thjeshtë, pavarësisht sa vende abstenojnë nga votimi.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Beta, Jean Victor Nkolo, zëdhënës I kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të KB, debate rreth propozimit të rezolutës së Serbisë për Kosovën “tash për tash është paraparë të zhvillohet më 9 shtator, por kjo datë mund të ndryshojë. Më 14 shtator përfundon sesioni I 65-të I AP të KB.
Beograd thekson se negociatat e Serbisë me Kosovën pritet të ndodhin pas 9 shtatorit.
Sipas vlerësimeve të Beogradit në favor të Beogradit do të votojnë 50 vende, kundër do të jenë 60, 40 vota janë objekt i betejës lobuese, kurse përfaqësuesit e 40 vendeve do të braktisin seancën me rastin e votimit. Sipas “Politikës”, mund të ndodhë që pas Asamblesë së Përgjithshme do t5ë pasojë një “ngrirje afatgjatë” e çështjes së Kosovës.