Komisioni i Venecias diskuton sot problemet zgjedhore të Shqipërisë
TIRANE-Në mbledhjen e sotme të radhës Komisioni i Venecias pritet të diskutojë mbi problemet zgjedhore në Shqiperi. Diskutimi i paraprin përgatitjes së një opinioni për përmirësimet që duhen bërë në kodin elektoral.
Mbledhja pritet te zhvillohet sot me 13 Tetor, kur Këshilli për Zgjedhje Demokratike, strukture brenda Komisionit të Venecias, do të informohet për punën e bërë deri më tani lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë një delegacion i ketij Komisioni, do të vizitojë Tiranën me 24 dhe 25 tetor. Delegacioni do të takohet me drejtuesit e partive politike dhe drejtuesit e lartë të shtetit. Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias theksohet se “pas zgjedhjeve lokale të 8 majit dhe në veçanti në lidhje me polemikat për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thjoborn Jagland kërkoi një opinion, mbi të cilin duhet të bëhen përmirësime të legjislacionit zgjedhor Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)