Vonoi këstin e shtëpisë, vret pronarin, i plagos të vëllain
TIRANE-Konflikti për mosdhënien e 17 mijë eurove për blerjen e shtëpisë, i ka kushtuar rëndë dy vëllezërve, të cilët në vend të lekëve kanë marrë plumba në gjoks, ku njëri prej tyre ka humbur jetën vetëm pak orë pas ngjarjes në ambientet e Spitalit Ushtarak. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:45 të ditës së djeshme pranë rrugës “Don Bosko”, ku Edmond dhe Ardian Salibasha kishin shkuar në banesën, të cilën ja kishin shitur Ronald Laçejt, pasi prej disa muajsh ky person i kishte dhënë vetëm një pjesë të parave të shtëpisë dhe kishte vonuar këstin tjetër. Pas debateve të shumta, vëllezërit Salibasha i kanë kërkuar Laçejt që t’i jepte paratë, por kur kanë ndeshur në rezistencën e këtij të fundit i kanë kthyer paratë që i kishte dhënë dhe kanë kërkuar që të lironte shtëpinë. Por duket se Laçejt nuk i ka pëlqyer kjo “marrëveshje” dhe ka nisur të debatoj me ta, debat i cili ka degjeneruar më pas në përplasje fizike deri në nxjerrjen e armës nga 37 vjeçari Laçej, i cili ka qëlluar tre herë në drejtim të vëllezërve, duke i shkaktuar atyre plagë në pjesën e gjoksit. Menjëherë dy vëllezërit Salibasha janë dërguar në Spitalin Ushtarak ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por 40-vjeçari Ardian Salibasha nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 22:00 në ambientet e Spitalit Ushtarak. Ndërkohë që e rëndë paraqitet gjendja shëndetësore edhe për 53-vjeçarin Edmond Salibasha, i cili është duke luftuar me jetën. Vetëm pak minuta pas vdekjes së Ardian Salibashit, Policia e Tiranës bëri të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Ronald Laçej, arrestim i cili është bërë në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në kryeqytet.
Policia sot
Policia e Tiranës konfirmoi te enjten zyrtarisht se ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së djeshme në kryeqytet. Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se është arrestuar 37-vjeçari Ronald Laçej i cili dyshohet se ka qëlluar me armë dy vëllezërit Edmond dhe Adrian Salibasha.
Hetimet
Menjëherë pas ngjarjes forca të shumta policie kanë rrethuar vendin dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Pas verifikimeve të kryera në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja 9 mm dhe një pistoletë, me të cilin i dyshuari ka qëlluar mbi vëllezërit Salibasha. Menjëherë efektiv të shumtë të Policisë së Tiranës janë vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili sipas të dhënave paraprake është larguar me shpejtësi në drejtim të kryqëzimit të Zogut të Zi.
Ka qenë njëri prej vëllezërve të viktimave, i cili ka përshkruar momentin e ngjarjes përpara ekspertëve të grupit hetimor. Sipas dëshmisë së tij, të dhënë në ambientet e Spitalit Ushtarak A.Salibasha është shprehur se ata kishin shkuar për ta nxjerrë nga shtëpia duke i kthyer dhe lekët që u kishte dhënë, por ai ka kundërshtuar dhe në këtë mënyrë ka nisur debati mes tyre. “Në një moment ai ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të vëllezërve. Unë vrapova për ta ndaluar dhe në momentin që e kisha ulur në tokë, shoh dy vëllezërit e mi që rrëzohen në tokë. E lash atë dhe vrapova për t’i ardhur në ndihmë vëllezërve dhe në këtë moment, ai ka përfituar dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes,” – mësohet të ketë deklaruar A.Salibasha përpara oficerëve të policisë. Ndërkohë vetëm pak orë më pas, rreth orës 22:30, forcat e Policisë së Tiranës bënë të mundur arrestimin e autorit.
Historia e konfliktit
Konflikti mes vëllezërve Salibasha dhe Ronald Laçej ka nisur prej disa vitesh. Në vitin 2007, Laçej ka blerë prej tyre një apartament dhe në bazë të marrëveshjes së firmosur nga të dy palët. Laçej i ka paguar këtyre të fundit një pjesë të parave, ndërsa shumën prej 17 mijë eurosh që i kishte mbetur do ta paguante në vitin e ardhshëm. Edhe pas kalimit të afatit, 37-vjeçari nuk i ka paguar detyrimin familjes Salibasha. Të ndodhur në këto kushte vëllezërit Salibasha i kanë kërkuar disa herë kryerjen e pagesës, por kanë ndeshur në refuzimin e tij. Gjithashtu, mes Laçejt dhe vëllezërve Salibasha janë zhvilluar disa procese gjyqësore, ku fillimisht në dhjetor të vitit 2010 Ronald Laçej i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me padinë ku kërkonte: “Përmbushja nga i padituri i detyrimit që rrjedh nga akt-marrëveshja noteriale datë 07.12.2007, kalimi i pronësisë së apartamentit dy dhoma e një kuzhinë e ambiente të tjera ndihmëse në katin e dytë të vilës tre katëshe që ndodhet mbi truallin me sipërfaqe 257 m2”. Laçej kërkoi masën e sigurimit të padisë për të bllokuar shitjen, dhurimin apo çdo lloj disponimi nga vëllezërit Salibasha. Por kjo padi është pezulluar nga gjykata në mars të vitit 2011. Ndërkohë, pak kohë më pas edhe Edmond Salibasha i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar prishjen marrëveshjes dhe detyrimin e Ronald Laçejt që të lironte ambientet. Gjatë gjykimit, Laçej kërkoi që të bashkohej çështja me padinë e tij, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga gjykata. Ndërkohë , gjatë seancës përgatitore të datës 09.03.2011, Edmond Salibasha kërkoi të heqë dorë nga gjykimi i çështjes me arsyetimin se nuk janë para bashkimit të çështjeve civile, por duke qenë se kërkimet kanë lidhje midis tyre për ekonomi gjyqësore të shqyrtohen bashkë, kërkesë kjo që u pranua nga gjykata dhe u vendos pushimi i padisë. Por duket se konfliktet mes tyre nuk gjetën zgjidhje dhe pas padive në Gjykatë, duke çuar në konfliktin e mbrëmshëm që i mori jetën Ardian Salibashës.
(d.b/TH.Samarxhiu/GSH/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Berat, vdes 33 vjecariu qëllua me kallashnikov në qendrën e internetit