KFOR shton masat e sigurisë para shtrirjes së Eulex
Prishtinë - E teksa pritet shtrirja e misionit evropian Eulex në mbarë territorin e Kosovës, përfaqësuesit e KFOR-it shprehen se kaun marrë masat e duhura ndaj incidenteve të mundshme që mund të ndodhin gjatë këtij procesi. Ka qenë komandanti i trupave franceze të KFOR , Mishel Jakovlev, i cili në një intervistë për AP është deklaruar se KFOR do të shtojë masat e sigurisë gjatë ditëve të para të procesit të shtrirjes së EULEX. “Nuk presim të ketë gjakderdhje, por ne jemi të gatshëm kundrejt çdo situate”, ka thënë ai.