Obama,do marr masa për ekonominë

Presidenti i zgjedhur Barack Obama thotë se do të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar ekonominë amerikane dhe për të çuar përpara rritjen ekonomike afatgjate në vend. Ai po kështu ripohoi gjatë një interviste televizive se ka ndërmend të tërheqë trupat luftarake amerikane nga Iraku pasi të fillojë punën si president. Gjatë gjithë fushatës presidenciale, zoti Obama premtoi se do të ndryshonte politikat ekonomike amerikane dhe se do të luftonte pasojat e krizës ekonomike. Zoti Obama pranoi vështirësinë e situatës gjatë një interviste në emisionin "Takimi me Shtypin" në kanalin televizic NBC. "Problemi që kemi përpara është i madh dhe do të thellohet më tej. Prioritet im kryesor do të jetë që programi i shpëtimit ekonomik të jetë i përshtatshëm për gjendjen e krijuar". Duke folur në emisionin e televizionit NBC zoti Obama tha se ai vazhdon t'i përmbahet zotimit të tij për t'i dhënë fund luftës në Irak edhe pse nuk dha ndonjë datë specifike se kur do të ndodhë kjo.