E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përshkallëzohen protestat në Greqi

Athinë (Start) - Përshkallëzohen protestat në Greqi. Protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër shkallë demonstratash pas vrasjes dy ditë më parë nga policia të një të riu 15 vjeçar. Ndërkohë që fundjava është shoqëruar me protesta në mbarë qytetet e Greqisë, sot, demonstruesit janë shprehur se do të vazhdojnë deri në fund për të arritur drejtësi në shtetin anëtarë të Bashikimit Evropian.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm Prokopis Pavlopolos, pas mbledhjes urgjente të qeverisë një ditë më parë është shprehur se "Drejtësia ka marrë fund ". "Dhuna është drejtuar kundër paqes sociale dhe pasuria së njerëzve të pafajshëm është e pasigurtë", tha ai në një prononcim për mediat. Ministri paraqiti dorëheqjen, por kjo u kundërshtua nga kryeministri Kostas Karamanlis, cili ka parë që popullariteti i qeverisë së tij ka pësuar rënie për shkak të skandaleve dhe krizës ekonomike globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›