E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vetevendosja" kundërshton EULEX-in

Lëvizja "Vetëvendosja" në Kosovë ka dalë kunder misionit EULEX. Në një koferencë për mediat lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti deklaroi se Bashkimi Europian është duke bërë një investim të gabuar. Vetem pak orë para se ekspertët të nisin punën e tyre në Kosovë, levizja "Vetevendosja" ka kundërshtuar EULEX, mandati i të cilit, sipas liderit Kurti, buron nga rezoluta 1244 e OKB-së. "Misioni nuk do t'i japë llogari askujt. EULEX-in nuk e kap ligji i Kosovës. Të gjithë të punësuarit, përfshi edhe familjet e tyre kanë imunitet diplomatik, pra në vend po rritet numri i njerëzve që kane imunitet nga ndjekja penale dhe kështu Kosova po bëhet vend më pak i sigurtë", u shpreh Kurti. Sipas Kurtit, BE po bën një investim të gabuar, pasi duhet të kishte një përqëndrim në zhvillimin ekonomik, social e kulturor në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›