E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhen stoli me vlerë, dëmi 6 mijë euro

Stoli ari dhe argjendi në vlerë prej 300 mijë denarësh, është vjedhur nga një shtëpi në Shkup.

Vjedhja ka ndodhur natën ndërmjet datës 8 dhe 9 shtator, teksa i zoti ka munguar në shtëpinë e tij.

Keqbërësi ka hyrë brenda, duke marrë të gjitha stolitë me vlerë e duke i bërë dëm prej 6 mijë eurosh pronarit të shtëpisë.

Policia ka ndërmarrë masa për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›