E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi i mbledhë ministrat në PDK

Derisa Qeveria e Maqedonisë tani ndodhet në një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën me Kosovë, kryeministri i Republikës së Kosovës. Hashim Thaçi ka thirrur në takim disa prej ministrave të tij në ndërtesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Indeksonline ka fotografuar në parkingun e PDK-së makinën e kryeministrit Thaçi dhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Takimi sapo ka filluar, mirëpo nuk dihet se cila është tema e veçantë e kësaj mbledhje./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›