Tiranë, ndërron jetë studiuesi Iljaz Gogaj

Ndërron jetë studiuesi i historisë së arsimit, Doktori i Shkencave, Iljaz Gogaj.
Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë ndërsa ceremonia mortore e studiuesit të njohur do të zhvillohet sot në orën 14:00.
Iljaz Gogaj është autor i 14 vepra studimore dhe qindra artikujve studimorë .
Ndër veprat më të njohura të Iljaz Gogajt "Shkolla teknike dhe Harry Fultz" , "Mirëbërësit shqiptarë të arsimit", "Puntorë të shquar të shkollës shqipe" , "Mirash Ivanaj" etj