Greqi, fushatë zgjedhore me prostitutat me HIV/AIDS
Fytyrat e tyre janë të ekspozuara. Ato janë të sëmura. Që prej ditës së martë, e gjithë Greqia e di: Ato janë të sëmura me AIDS.
Por është një fushatë e ndyrë zgjedhore me to. Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve, policia publikon fotot e tyre.
Ministri për Mbrojtjen Civile, Michalis Chrysochoidis, mbron veprimet në TV: Publikimi i fotove është ligjor.
Meshkujt që kanë bërë seks me to duhet të jenë në rrezik.
Ndërkohë që prej vitesh nuk pati thuajse asnjë aksion për prostitutat e paligjshme në Greqi, tani bëhet një aksion i tillë. Disa kritikë thonë se kjo është vetëm lojë elektorale për të fituar vota.
Gjatë aksionit, policia arrestoi 100 prostituta, 12 prej tyre me HIV/AIDS. Fotot, emrat e tyre dhe adresat janë publikuar nga mediat, që shkruajnë: Këto janë 12 bombat me AIDS.
Ministri i Shëndetësisë u krenua: U kam thënë gjithmonë se ka rrezik nga AIDS në Greqi, ja ku u provua se kam të drejtë.
Dy partitë kryesore në vend kanë frikë se kanë humbur ndjeshëm vota, ndërkohë që sondazhet tregojnë se njerëzit po anojnë nga populistët e djathtë.